Çfarë Do Të Mësoni Në Këtë Trajnim:
- Zhvilloni projekte të botës reale: Fitoni aftësi praktike për të filluar punën në projekte reale të zhvillimit të uebit.
- Zgjeroni rolin tuaj: Rritni përgjegjësitë ekzistuese duke përfshirë aftësitë e zhvillimit të ueb-it.
- Krijoni uebfaqe: Mësoni të ndërtoni uebfaqe duke përdorur HTML, CSS, Bootstrap, JavaScript dhe React JS.
- Rritja e pranisë në internet: Përvetësoni aftësi të zhvillimit të uebit për të ngritur praninë tuaj në internet, duke zhbllokuar mundësi të reja.
- Përvetësoni dizajnin e ueb-it: Krijoni përvoja magjepsëse në ueb duke përdorur ngjyrat, gradientë dhe gridat.
Pas përfundimit të trajnimit, ju do të zotëroni njohuritë dhe aftësitë për t'i zbatuar këto parime në mënyrë efektive, duke ju fuqizuar për të marrë vendime të sakta për zhvillimin dhe projektimin e pjesës së përparme(front-end) të ueb-it.
Planprogrami i Trajnimit
- Në këtë nivel, nxënësit do të mësojnë bazat e HTML, duke përfshirë strukturën e dokumentit, formatimin e tekstit, krijimin e lidhjeve dhe navigimin, punën me imazhe, tabela, forma dhe kuptimin e semantikës. Gjithashtu në CSS do të mësojnë dizajnimin e ueb-it, duke përfshirë ngjyrat, fontet, organizimin e elementeve dhe paraqitja e tyre në mënyrë korrekte në të gjitha madhësit e ndryshme të ekraneve. Poashtu do të përfshihet udhëzim për përdorimin e Bootstrap-it.
- Në këtë nivel, nxënësit do të mësojnë bazat e gjuhës programuese JavaScript për zhvillimin e uebit. Ato do t'i përfshijnë temat të tilla si variablat, llojet e të dhënave, operatorët, strukturat e kontrollit (if statements, loops), funksionet dhe vargjet. Nxënësit do të eksplorojnë gjithashtu manipulimin e DOM-it për të bashkëvepruar me elementet në HTML, për të trajtuar eventet, për të kryer vërtetimin e formularit dhe për të bërë kërkesa me AJAX(AJAX requests). Përveç kësaj, ata do të mësojnë rreth koncepteve të programimit të orientuar drejt objektit(object-oriented programming concepts), programimit asinkron duke përdorur PROMISES ose ASYNC/AWAIT, dhe trajtimin e gabimeve bazë. Ushtrime dhe projekte praktike do të ofrohen për të aplikuar aftësitë JavaScript në ndërtimin e aplikacioneve interaktive në ueb.
- Në këtë nivel nxënësit do të njihen për së afërmi me teknologjinë moderne e cila ka një përdorim të gjerë ne industrinë e IT-së, e cila është React JS. Nxënësit do të mësojnë bazat e React JS, një bibliotekë e famshme e JavaScript për ndërtimin e uebfaqeve interaktive ku do të mësohen konceptet thelbësore të React-it, duke përfshirë komponentët, state, props dhe sintaksën JSX. Nëpërmjet ushtrimeve dhe projekteve praktike, nxënësit do të fitojnë aftësi në krijimin e komponentëve UI të ripërdorshme, menaxhimin e state-it së aplikacionit dhe trajtimin e eventeve nga shfrytëzuesit. Ata gjithashtu do të eksplorojnë tema të avancuara si routing, trajtimi i formularëve dhe menaxhimi i të dhënave duke përdorur React hooks dhe biblioteka tjera. Pas përfundimit të këtij niveli nxënësit do të jenë në gjendje të ndërtojnë aplikacione të qëndrueshme dhe stabile duke përdorur React JS, duke u mundësuar atyre të krijojnë përvoja dinamike dhe tërheqëse të përdoruesve për projektet ose bizneset e tyre.